Ide Ndriçimi për Dhomën e Ngrënies
Keni menduar për mobilimin në dhomën tuaj të ngrënies? Një aspekt mjaft i rëndësishëm në mobilimin e këtij ambjenti është ndriçimi. Ndriçimi i mirë krijon elementë të ngrohtë, ju bën të ndiheni rehat dhe besojmë se kjo është ekzaktësisht ajo që do të donit.
Projektimi i ndriçimit në dhomën e ngrënies duhet të nxjerrë në pah të gjitha aspektet e hapësirës që ju rrethon duke pasur tavolinën si pikë kryesore. Ndriçimi mund të vijë nga drejtime të ndryshme, por duhet të ketë si element kryesor, ndriçuesin e varur mbi tavolinë (i cili mund të mos jetë i vetmi burim drite në dhomë).
Para se të shtroni tryezën, krijoni atmosferë me një ndriçues tavani të bukur. Që nga shandanët tradicionalë e deri tek ata modernë, si më poshtë mund të lexoni disa nga propozimet tona:
Shandanë
Nëse një shandan kristali ju duket disi shumë tradicional, ju do ta vlerësonit këtë propozim të ndriçuesit tonë i cili kombinon skeletin metalik me qelqin qelibar. Ky shandan kombinon stilet, duke e bërë atë një zgjedhje të mirë për mobilimin tuaj.
[rev_slider alias=”albinon-murrina”]
Ky është ndriçuesi “Albinon” nga La Murrina.
Ndriçues të shumëfishtë
Nëse dhoma e ngrënies është e madhe, ose tavolina që dëshironi të ndriçoni është e madhe, mund të konsideroni opsionin me ndriçues të shumëfishtë. Ndriçimi i varur është i përkryer për një tryezë ngrënie. Kjo është një alternativë mjaft e mirë për dhoma të hapura me tavane të lartë.
Ky është ndriçuesi “Cosmos” nga Vibia. Frymëzuar nga mundësitë e pafundme të universit, këto disqe qiellore shkasin në kohë dhe hapësirë për të krijuar simbiozën e përsosur të projektimit dhe burimit të dritës.
Ndriçues të mëdhenj
Një ndriçues i varur modern hedh shkëlqim mbi tryezë dhe mbi të ftuarit gjithashtu. Një ndriçues i madh është mënyra e përsosur për të bërë një prezantim fantastik në dhomën tuaj të ngrënies.
Ky është ndriçuesi “Domenica” nga Karman Italia. Ashtu si një ditë festë që thyen monotoninë, kështu edhe “Domenica” shpërthen në hapësirë duke u përhapur si një melodi.
Ndriçues i varur horizontal
Zgjidhni ndriçues që kompletojnë dhomën ose tryezën tuaj. Në foton demonstruese, një ndriçues i vetëm do të dukej shumë i vogël. Një shandan do të dukej shumë formal. Ky ndriçues horizontal shkon shkëlqyer, duke shpërndarë dritë në të gjitha pjesët e tryezës.
(Ndriçuesi “Quarter” nga Fabbian)
Elementet e ndriçimit të “Quarter” marrin formë brenda një shtresë e hollë të aluminit të bardhë.
Bukuria e këtij ndriçuesi është fakti se ai mund të përdoret në mjedise të ndryshme dhe është i përkryer për t’i dhënë thellësi shtëpisë tuaj. Koleksioni “Quarter” është i përbërë nga ndriçues muri dhe tavani për ambjente të brendshme, i disponueshëm në shtatë përmasa të ndryshme.
Shikoni edhe këto foto të bukura që prezantojnë koleksionin e ndriçimit “Cage” nga “Diesel with Foscarini”, aty ky klasikja bashkohet me bashkëkohoren.
[rev_slider alias=”Cage”]
Ndriçimi mural
Është e rëndësishme të shtoni elemente të veçantë në skemën e ndriçimit në dhomën tuaj të ngrënies. Muret janë një pjesë tjetër ku mund të shtohet ndriçim. Konsideroni mundësinë të shtoni ndriçim mural për një ndjesi të ngrohtë dhe për më tepër dekor në mënyrë që ti jepni dritë elementëve të tjerë shtesë në dhomën tuaj.
Ju mund ti gjeni të gjitha këto koleksione ndriçimi në showroom-et tona “Temple” Blv. “Gjergj Fishta”
“Qendra Alpas” – Tiranë