Milwaukee Big Red Tour rikthehet në Shqipëri – 28 • 29 • 30 Tetor 2026
Big Red Tour rikthehet në Shqipëri. Më 28, 29 dhe 30 tetor 2026, profesionistët do të kenë mundësinë të eksplorojnë nga afër gamën Milwaukee dhe të njihen me veglat, teknologjitë dhe sistemet e zhvilluara për përdorim profesional.
Gjatë eventit, vizitorët mund të testojnë produktet, të ndjekin demonstrime praktike dhe të konsultohen drejtpërdrejt me specialistët për zgjidhjet më të përshtatshme sipas aplikimit. Përgjatë tre ditëve do të aplikohet 30% ulje në çdo vegël pune Milwaukee, ndërsa broshura e eventit do të përfshijë edhe oferta të tjera speciale. Për vizitorët do të ketë gjithashtu shumë dhurata dhe aktivitete të dedikuara gjatë eventit.
Albaelettrica sjell prej vitesh në tregun shqiptar gamën profesionale Milwaukee, duke ofruar produkte origjinale dhe mbështetje teknike për profesionistë të ndërtimit, industrisë, instalimeve dhe mirëmbajtjes.
28 • 29 • 30 Tetor 2026
Albaelettrica, Autostrada Tiranë – Durrës, KM8.
Tre ditë për ta njohur dhe testuar Milwaukee nga afër.

