Projektimi i Ndriçimit në Tualetin Tuaj
A ju ka ndodhur të hyni në tualet në mëngjes dhe të mendoni se do të duhej më shumë ndriçim? Me siguri nuk jeni i vetmi person. Pamja e tualetit është në shumë raste jo-inspiruese.
Duke menduar që tualeti është vendi ku ju bëheni gati për ditën tuaj, ky ambjent është një pjesë thelbësore e rutinës së mëngjesit. Ndriçimi i tualetit mund të jetë frymëzues, dhe ndihmon të filloni mëngjesin mbarë ose edhe tju shlodhë në mbrëmje ndërsa ju bëheni gati për të pushuar.
Nga ku të filloni
Në lidhje me ndriçimin e tualetit, së pari ju duhet të mendoni për llojin e ndriçuesit që dëshironi të përdorni. Shumë projektues, përdorin ndriçuesit LED për të krijuar dritë të drejtpërdrejtë. Kjo është një mënyrë efikase ndriçimi në tualet.
Përveç kësaj, ju duhet të mendoni për lavamanin dhe pasqyrën e tualetit. Kjo është zona ku përqëndrohemi më shumë për tu bërë gati në mëngjes. Ju duhet patjetër ndriçim i bollshëm për tu siguruar që nuk po largoheni nga shtëpia me buzët e lyera shtrembër apo me pastë dhëmbësh në cepin e gojës.
Qëndroni larg tradicionales
Nëse projektimi i ndriçimit në tualet nuk ju frymëzon, provoni diçka krejtësisht të re. Në vend të llampave standarte mbi pasqyrën e tualetit, provoni të shtoni ndriçim mural.
Kini parasysh ngjyrat
Tualeti duhet të jetë relaksues, i rehatshëm por jo shumë i errët për t’ju vënë sërish në gjumë ndërkohë që ju jeni duke u bërë gati të nisni ditën. Provoni të miksoni ngjyra të lehta në mur duke i vënë theksin kornizave të errëta të pasqyrës. Kontrasti i ngjyrave të kundërta do të plotësojë njëri-tjetrin dhe do të japë një dekor unik për tualetin tuaj.
Nëse dëshironi më shumë ngjyra, ju mund të vendosni elementë dekorativ, të tilla si një foto në kornizë apo edhe peshqirë me ngjyra të ndezura, për ta bërë ambjentin më të gjallë.
Vizitoni showroom-et tona Temple për më shumë opsione ndriçimi për tualetin e shtëpisë tuaj.