Raiffeisen Bank Kosovë
Projekti Raiffeisen Bank Kosovë ka nisur në Gusht të vitit 2012; Albaelettrica mori pjesë në projektimin e sistemeve elektrike duke përfshirë projektim në tension të mesëm, në tension të ulët, llogaritjet e fuqisë, llogaritjet e ndriçimit, sistemin e shpërndarjes DATA etj. Projekti është bërë nën mbikqyrjen e supervizorit (IC consulting, kompani Austriake).
Punimet në objekt nisën në Janar të vitit 2014 dhe vijojnë akoma. Kompania jonë me seriozitet ka respektuar afatet e punimeve sipas standarteve të kërkuara. Cdo punim i kryer është bërë në koordinim me grupet e tjera te punës në objekt.
Stafi i përfshirë në projekt:
Inxhinieri i objektit (Inxh. Vaso Papamihali) përgjegjës për mbarëvajtjen e zbatimit të projektit;
Suporti teknik nga zyra dhe stafi i Albaelettrica;
6-8 grupe pune të përbera nga mjeshtër dhe ndihmës elektriçistë;
Si dhe staf nga Kosova.
Garancitë që ofron AE në partneritet me ABB
Cilësia e produkteve ABB, përputhja e tyre me normat dhe standartet, llojshmëria e produkteve për të përmbushur çdo kërkesë është një avantazh i këtij partneriteti; Në përfundim të punimeve, ne ofrojmë siguri, funksionalitet dhe përputhje me standartet Evropiane.
- Klienti Raiffeisen Bank Kosovë
- YEAR 2016
- ZBATUAM Instalime Elektrike
- TAGS