Qendra e Biznesit Millennium
Godina “Millennium Business Center” e cila është në fazë ndërtimi, ndodhet në një nga akset kryesore të kryeqytetit, në afërsi të institucioneve më të rëndësishme të vendit dhe sheshit kryesor të Tiranës.
Projekti është konceptuar në mënyrë që të ofrojë një entitet arkitektonik, ku elementë të ndryshëm si ambjente shërbimi, ambjente tregtare, zyra etj , të ushtrojne aktivitetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më fitimprurëse.
Ndërtesa përbëhet nga pesë kate të nëndheshme për parkimin e makinave, hapësira për impiantet (elektrike dhe mekanike), vend-magazinimi, etj; nëntë katet mbi tokë kanë një sipërfaqe prej afërsisht 20 000 m2 hapësirë te shfrytëzueshme.
Albaelettrica është përzgjedhur nënkontraktori kryesor për zbatimin e të gjitha punimeve ku përfshihen:
-Punime civile në godinë dhe sistemimet e jashtme;
-Projektimi dhe zbatimi i sistemeve elektro-mekanike , hidraulike, aspirim-kondicionim etj.
Ndriçimi konsiderohet si një pikë referimi mbresëlënëse për siluetën e Tiranës gjatë natës, prandaj kujdes i veçantë do t’i kushtohet ndriçimit të brendshëm dhe atij të jashtëm të ndërtesës.
Menaxhimi i Projektit nga: Albaelettrica
Inxhinierë Përgjegjës: Ing. Suela Aliaj & Ing. Taulant Qypi
Kohëzgjatja e projektit: 36 Muaj
- Klienti Qendra e Biznesit Millennium
- YEAR 2016
- ZBATUAM Instalime Elektrike, Konstruktsion Inxhinierik
- TAGS