Albaelettrica, lider në industrinë e projektimit të ndriçimit, hap showroom-et e reja “Temple” në Tiranë
Projektuar nga arkitekti Italian Ettore Tricarico, showroom-et e reja mishërojne harmoninë midis ndiçimit arkitekturor dekorativ dhe atij elegant. Hapesira do t’u ofrojë arkitektëve, ndërtuesëve dhe individëve konsumatorë, vendin e duhur për projektet e tyre. Showroom-et e reja janë të vendosura në dy ambjente të veçanta për ndriçim të brendshëm dhe të jashtëm.
Showroom-et “Temple” kombinojnë elementet e ndriçimit origjinal me atë modern dhe do të shërbejnë si vend referimi ku të gjithe mund të na vizitojne, ti shohin vetë produktet dhe të kuptojne veçantinë dhe madhështinë e tyre.
Kompania vazhdon të investojë, sepse ne vërtetë besojmë në rritjen potenciale të tregut. Showroom-et e reja do të jenë vend i përkryer frymëzimi për të gjithë të interesuarit në fushën e bukur të ndriçimit.
Rreth Albaelettrica
Kulturë projektimi, forcë inovative, përsosmëri të markave të ndriçimit, një shpirt krijues që nuk ndahet asnjëherë nga cilësa dhe efikasiteti me estetikën më të lartë të projektimit; ky është sistemi i vlerave që formon identitetin e Albaelettrica që nga themelimi i saj në 1993.
Qëndroni të informuar:
Showroom-et “Temple”
Na gjeni në: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Qendra Alpas, ish parku i spedicionit, Nr 146, Tiranë.