Albaelettrica donatore për 26 kopshtet e Tiranës
Albaelettrica dha kontributin e saj në projektin e Bashkisë së Kryeqytetit, për rikonstruktimin e kopshteve të Tiranës.
Me dëshirën që fëmijët të kenë ambiente të denja, të ngrohta dhe kushte komode e cilësore, dhe në përputhshmëri me vizionin tonë për përgjegjshmëri sociale, kompania jonë u fokusua tek ajo pjesë e komunitetit që ka prioritet: fëmijët e vegjël.
Përgjegjësia jonë sociale është shumë më tepër se një vepër bamirëse; për Albaelettrica është një detyrim moral.
Si biznes, ne kemi potencialin për të përmirësuar jetën dhe mirëqenien sociale të fëmijëve tanë.
Administratorit dhe bashkëthemeluesit të kompanisë tonë, z. Neritan Dojaka, në shenjë mirënjohje, iu dorëzua letër falenderimi nga Kryetari i Bashkise së Tiranës, z. Erion Veliaj, në një takim të posaçëm.
Është bukur të shohësh fëmijët të qeshin, me sytë shprehës plot ëndrra.
[rev_slider alias=”koposhtet”]