Olimpiada e Aftësive 2016
Në datat 20-22 Maj 2016 u zhvillua “Olimpiada e Aftësive 2016” si projekt i panairit të Shkollave dhe Aftësive Profesionale, iniciativë kjo e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me mbështetjen e UNDP dhe Ambasadës Zviceriane.
Gjatë ditëve të panairit u programuan edhe Olimpiada në kompetenca të ndryshme profesionale mes të cilave edhe ajo në drejtimin “Instalime Elektrike” (civile dhe industriale) ku inxhinierë të Albaelettrica, Detar Bizhga dhe Elton Skrame ideuan per skuadrat pjesëmarrëse projektin per zbatim, udhëzuan, supervizuan dhe në fund dhanë vlerësimet për shkollat konkuruese. Vlerësimet u bënë në bazë të:
- Montimit të projektit;
- Estetikës në realizim;
- Rregullave të Sigurimit Teknik;
- Punës në Grup;
- Funksionimit të Prizave;
- Funksionimit të çelësave;
- Sensorit etj.
Mes 13 skuadrave të shkollave profesionale nga qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tirana, Elbasani, Rrësheni, Gjirokastra, Fieri, Lushnja, Korça, Durrësi, Vlora, Shkodra, Berati e Pogradeci) katër të parat që u shpallën fituese duke akumuluar pikët më maksimale, ishin si përkatësisht:
Vendi i parë: Shkolla Teknike Elektrike “Gjergji Canco” Tiranë
Vendi i dytë: Shkolla e Mesme Industriale “Petro Sota” Fier
Vendi i tretë: Shkolla e Mesme Industriale “Ali Myftiu” Elbasan
Vendi i katërt: Shkolla e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” Rrëshen
E zhvilluar për here të pare, kjo ishte një mënyre direkte dhe efikase për të vlerësuar ekselencën dhe aftësitë e nxënësve ne këtë drejtim profesional, duke i konsideruar si një potencial të burimeve njerëzore në kompaninë tonë, në një perspektivë të afërt.
Albaelettrica – Ne Vendosim Standartet!
Galeri fotosh:
[rev_slider alias=”olimpiada”]