×

LOKACIONET

1Zyrat Qëndrore

Autostrada Tiranë - Durrës, Km 8-të, Tiranë Tel: +355 4 240 6633
Fax: +355 4 240 6634

2Shop Tirana

Rruga Myslym Shyri, Kulla III, Tiranë Tel: +355 4 223 2721
Fax: +355 4 223 2722

3Vlorë

Lagjia 28 Nëntori, Pall. Deneko, Vlorë Tel: +355 33 40 2307
Fax: +355 33 40 2307

4Kosovë

Autostrada Prishtinë - Mitrovicë, Km 3-të, Shkabaj,
Prishtinë, Kosovë Tel: +381 287 53056

5Shop 2 Tirana
         Kondicionim

Blv. Zhan D'Ark, pranë Ministrisë së Jashtme, Tiranë Tel: +355 4 237 1961
Fax: +355 4 237 1961

ORARET E TEMPLE SHOWROOM

E Hënë - E Premte
8:00 - 18:00
E Shtunë
8:00 - 17:00

Q-TON

Pompa e Ngrohjes CO2

Ujë të ngrohtë me energji natyrale pa kosto!

Q-ton është sistemi me pompë ngrohje me ftohës natyral CO2 i cili përdoret për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar, në ambientet rezidenciale, komerciale, industriale dhe turistike. 

Q-ton është në gjëndje të prodhojë ujë të ngrohtë deri në 90°C në prezencë të një temperature të jashtme prej -25°C. Asnjë pajisje nuk ka qenë në gjëndje të menaxhojë kaq shumë! Për të arrirë këtë rezultat, Mitsubishi Heavy Industries ka prodhuar kompresorin e ri me 2 stade. 

Sistemi me pompë ngrohje CO2 Q-ton ka një fuqi termale prej 30 kW - e cila qëndron kostante edhe në një temperature të jashtme prej -7°C, duke lejuar në mënyrë efektive furnizimin me ujë të ngrohtë gjatë gjith vitit. Q-ton prodhon ujë të ngrohtë deri në 750 litra, për çdo orë operimi. Ky sistem mund të instalohet në kombinim modular deri në 16 njësi, duke lejuar të arrihet një kapacitet prodhimi deri në 480 kW (12.000 litra ujë të ngrohtë për cdo orë).

Sistemi me pompë ngrohje CO2 instalohet thjesht, duke plotësuar çdo kërkesë të ndërtesave të vogla, ashtu edhe ato të mëdha si spa, të menaxhueshëm nga një sistem me panel kontrolli.

Q-ton siguron një kursim më të lartë të energjisë në krahasim me çdo sistem tjetër të djegies, i aftë për të siguruar përdorim konstant të temperaturës 90°C. Ai mund të kombinohet me sisteme konvencionale të djegies pa shkaktuar probleme inxhinierike, duke u vendosur jashtë stacionit termal. Për më tepër, sistemi me pompë ngrohje CO2 Q-ton është sistem ideal në ndërtesat industriale, i gatshëm për të përmbushur të gjithë kërkesat sipas Dekretit Legjislativ g.s.n.28 të 3 mars 2011. Në fakt, Dekreti imponon një prodhim me 50% të ujit të ngrohtë me energji të rinovueshme, për të siguruar autorizimin e ndërtimit të godinave të reja.


 

Kompresori i parë GSR me dy stade

"Q-ton" përshtat konceptin e ri me kompresor GSR me dy stade, i cili lejon një rritje të rëndësishme në perfomancë për temperatura të jashtme shumë të vogla. 

Stadi i parë (presioni i ulët) realizohet nga një kompresor rrotullues (rotary), i karakterizuar nga një efiçiencë e lartë në nivele kompresimi të vogla, ndërsa stadi i dytë (presioni i lartë) arrihet nga një kompresor i lëvizshëm (scroll), i cili lejon efiçiencë të lartë në nivele të larta kompresimi.

Konfigurimi me dy stade lejon gjithashtu të arrihen nivele të larta kompresimi në një efiçiencë totale të lartë.

Për më tepër, ftohësi i vendosur në dhomëzën e injektimit me presion të mesëm, midis dy stadeve të kompresimit, lejon një riqarkullim ftohës në gazin ftohës, duke rritur fuqinë termale të jashtme.


 

Paneli i kontrollit me touch-screen lejon rregullimin e sistemit tuaj për ruajtje sa më të madhe të energjisë

Ne sistemet me pompë ngrohje ajër / ujë me ftohës CO2 të përdorur në ambientet rezidenciale, komerciale dhe turistike, për të optimizuar performancën dhe ruajtjen e energjisë është e nevojshme të kontrollohet gjeneratori i ngrohjes dhe sistemi i ruajtjes së ngrohtësisë në përputhje me kohën e kërkesës së shërbimeve.

Paneli i kontrollit lejon një skedulim të temperaturës dhe një proporcion të ujit të ngrohtë të akumuluar në serbator. Disa nga treguesit janë: koha e pikëprerjes, kohuesi javor, manuali i përdoruesit në monitor dhe funksione të dobishme për diagnostifikim.

Me vetëm një panel kontrolli ju mund të menaxhoni njëherësh dhe të pavarur deri në 16 njesi modulare nga 30 kW, deri në një total prej 480 kW të nxehtësisë së jashtme.

Shikoni videon e operimit të pompës së ngrohjes Q-ton

Pompa e ngrohjes Q-ton përmes aparatit të avullimit (shkëmbyes nxehtësie ajër / gas) ekstrakton energjinë termale të rinovueshme të ndodhur në një temperaturë të ulët atmosfere. Kjo energji, fal veprimeve të kompresorit me dy stade, shndërrohet në një temperaturë të lartë të ujit sanitar i cili ngrohet nga ftohësi i gasit (shkëmbyesi i nxehtësisë gas / ujë). Pompa e ngrohjes merr ujin e ftohtë prej temperaturës 5°C deri në 25°C dhe prodhon ujë të ngrohtë nga 16°C në 90°C.

Deri në 50% kursim të kostos
të ujit të ngrohtë

6 herë më efiçient se një bolier diesel, 50% më pak emetime

Prodhon ujë të ngrohtë deri në 90°C me një temperaturë të jashtme -25°C

Të Dhëna Teknike

Modeli ESA30E-25
Ushqimi 380~410V/3Ph/50Hz
Fuqia në pranverë dhe vjeshtë
Temperatura e jashtme 16° Cbs / 12° CBU
Uji në hyrje 10°C, uji në dalje në 60°C
Fuqia termale (kw)
Konsumi i fuqisë elektrike (kW)
COP (W/W)
30
6,4
4,7
Fuqia në dimër
Temperatura e jashtme 7° Cbs / 6° CBU
Uji në hyrje 5°C, uji në dalje në 60°C
Fuqia termale (kw)
Konsumi i fuqisë elektrike (kW)
COP (W/W)
30
7,0
4,3
Efiçienca e energjisë 114%
Klasi i energjisë A
Modeli i kompresorit 2 Stade Rotullueshëm/Lëvizshëm - DC Inverter
Ftohësi (modeli/kg) R744(CO2)/8,5
Ventilatori aksial x 2
15.600 m3/h
Qarkulluesi elektronik
5m @ 17 litër/min
Niveli i zhurmës 58 dB(A)
Temperatura e operimit Ajri i jashtëm (°C)
Uji në hyrje (°C)
Uji në dalje (°C)
-25 ~ +43
+5 ~ +63
+60 ~ +90
Dimensionet (L x Gjer. x Gjat.) mm 1690 x 1350 x 720
Pesha Neto (kg) 375
TOP