×

LOKACIONET

1Zyrat Qëndrore

Autostrada Tiranë - Durrës, Km 8-të, Tiranë Tel: +355 4 240 6633
Fax: +355 4 240 6634

2Shop Tirana

Rruga Myslym Shyri, Kulla III, Tiranë Tel: +355 4 223 2721
Fax: +355 4 223 2722

3Vlorë

Lagjia 28 Nëntori, Pall. Deneko, Vlorë Tel: +355 33 40 2307
Fax: +355 33 40 2307

4Kosovë

Autostrada Prishtinë - Mitrovicë, Km 3-të, Shkabaj,
Prishtinë, Kosovë Tel: +381 287 53056

5Shop 2 Tirana
         Kondicionim

Blv. Zhan D'Ark, pranë Ministrisë së Jashtme, Tiranë Tel: +355 4 237 1961
Fax: +355 4 237 1961

ORARET E TEMPLE SHOWROOM

E Hënë - E Premte
8:00 - 18:00
E Shtunë
8:00 - 17:00

Olimpiada e Aftësive 2016


Në datat 20-22 Maj 2016 u zhvillua “Olimpiada e Aftësive 2016” si projekt i panairit të Shkollave dhe Aftësive Profesionale, iniciativë kjo e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me mbështetjen e UNDP dhe Ambasadës Zviceriane.

Gjatë ditëve të panairit u programuan edhe Olimpiada në kompetenca të ndryshme profesionale mes të cilave edhe ajo në drejtimin “Instalime Elektrike” (civile dhe industriale) ku inxhinierë të Albaelettrica, Detar Bizhga dhe Elton Skrame ideuan per skuadrat pjesëmarrëse projektin per zbatim, udhëzuan, supervizuan dhe në fund dhanë vlerësimet për shkollat konkuruese. Vlerësimet u bënë në bazë të:

  • Montimit të projektit;
  • Estetikës në realizim;
  • Rregullave të Sigurimit Teknik;
  • Punës në Grup;
  • Funksionimit të Prizave;
  • Funksionimit të çelësave;
  • Sensorit etj.

Mes 13 skuadrave të shkollave profesionale nga qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tirana, Elbasani, Rrësheni, Gjirokastra, Fieri, Lushnja, Korça, Durrësi, Vlora, Shkodra, Berati e Pogradeci) katër të parat që u shpallën fituese duke akumuluar pikët më maksimale, ishin si përkatësisht:

Vendi i parë: Shkolla Teknike Elektrike “Gjergji Canco” Tiranë

Vendi i dytë: Shkolla e Mesme Industriale “Petro Sota” Fier

Vendi i tretë: Shkolla e Mesme Industriale “Ali Myftiu” Elbasan

Vendi i katërt: Shkolla e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” Rrëshen

E zhvilluar për here të pare, kjo ishte një mënyre direkte dhe efikase për të vlerësuar ekselencën dhe aftësitë e nxënësve ne këtë drejtim profesional, duke i konsideruar si një potencial të burimeve njerëzore në kompaninë tonë, në një perspektivë të afërt.

Albaelettrica – Ne Vendosim Standartet!

Galeri fotosh:

TOP